Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ Arrestohet zjarrfikësi që shpërndante kokainë

FOTO/ Arrestohet zjarrfikësi që shpërndante kokainë

09:33, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një punonjës zjarrfikëseje është vënë në pranga nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Burime zyrtare thanë se, bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet E. SH., punonjës i repartit të zjarrfikëses së Roskovecit, i cili është hapur me doza kokaine në makinën e tij, si dhe një peshore elektronike dhe sende të tjera.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH.  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri ‘Çifte’ dhe dy aparatë telefonikë celularë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco