Zbardhet vendimi i lirimit/ Saimir Tahiri mund të largohet edhe nga banesa

Zbardhet vendimi i lirimit/ Saimir Tahiri mund të largohet edhe nga banesa

13:16, 02/06/2023
A+ Aa A-

SYRI TV ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila i dha mundësinë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të lerë ambientet e qelisë dhe për të vijuar dënimin në banesën e tij në Tiranë.

Gjyqtarja Matilda Fetau arsyeton se Saimir Tahiri ka ende 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryejë nga banesa e tij. Por atij i lejohet edhe largimi nga banesa.

"Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord," thuhet në vendim.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. 

Tahiri rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin Italian. Sipas Apelit të Posaçëm, nga karrigia e ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri ka lejuar me ndërgjegje që vëllezërit Habilaj të përdorin lidhjet ndër personale me të si kredenciale dhe ka lejuar me ndërgjegje të marrë edhe përfitime të padrejta për shkak të detyrës, së ushtruar në mënyrë abuzive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

niku02/06/2023 14:09

Ne te nenes se vet te shkoje

Shto koment

Denonco