Pjesë e Ndrangheta-s/ Shkatërrimi i rrjetit të drogës, 40 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë. Ja roli që kishin kinezët

Pjesë e Ndrangheta-s/ Shkatërrimi i rrjetit të drogës, 40 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë. Ja roli që kishin kinezët

10:33, 31/05/2023
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar 40 persona të martën, pjesë e mafies Ndrangheta. Sipas Reuters,  personat akuzohen për trafik droge me homologët e tyre në Amerikën Latine duke përdorur edhe subjekte kineze, të cilët përdornin një sistem informal për pastrimin e parave.

“Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori.

Zbulimi vjen më pak se një muaj pas një operacioni në të cilin policia evropiane arrestoi më shumë se 100 të dyshuar mafioz në një operacion të madh kundër kontrabandës së drogës dhe armëve.

Santori, i cili drejtoi hetimin e fundit në qytetin verior të Bolonjës, tha se policia po ekzekutonte 40 urdhër-arreste, duke përfshirë katër shqiptarë dhe dy të dyshuar kinezë, si dhe duke kufizuar lëvizjet e anëtarëve të dyshuar të mafias kalabreze në shtatë rajone italiane.

“Një rol aktiv ka luajtur një rrjet subjektesh kineze përmes një sistem informal të transferimit të parave me të cilin janë pastruar më shumë se 5 milionë euro (5.50 milionë dollarë),” shtoi Santori.

Hetimi, nga fundi i vitit 2019 deri në korrik 2022, gjurmoi trafikun e 1.2 ton kokainë, 450 kg hashash dhe 95 kg marijuanë, tha në një deklaratë policia e Guardia di Finanza.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco