Tentoi të vriste një person në Zvicër, pas burgut shqiptari do dëbohet për 10 vjet

Tentoi të vriste një person në Zvicër, pas burgut shqiptari do dëbohet për 10 vjet

08:39, 31/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e lartë (kantonale) e Solothurn-it ka konfirmuar aktgjykimin e vitit 2018, ku thuhet se një kosovar duhet të dëbohet nga Zvicra për dhjetë vjet, pavarësisht faktit se në Zvicër ka një djalë të vogël.

Në vitin 2018, autori me prejardhje nga Kosova (i lindur në Zvicër) ka sulmuar një burrë në stacionin e trenit në Olten (Solothurn). Ai ka goditur disa herë me një thikë. Në vitin 2021 ai qe shpallur fajtor për tentativë vrasje, siç raporton “Solothurner Zeitung”.

Të akuzuarit, përveç dënimit me tetë vjet burg, i ishte shqiptuar edhe dëbimi dhjetëvjeçar nga vendi, Zvicra. Ai ka ushtruar ankesë lidhur me dëbimin nga vendi dhe për këtë arsye është zhvilluar seanca në Gjykatën e Lartë.

Personi në fjalë është i lindur dhe rritur në Zvicër, e gjithë familja e tij jeton këtu. Kjo përfshin gruan dhe djalin e tij. Ai gjithashtu vuan nga sëmundja multiple skleroza dhe ka frikë se nuk do të ketë mundësi të trajtimit adekuat në Kosovë. Mirëpo, këto argumente janë hedhur poshtë nga prokuroria publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco