EMRAT/ Ryshfeti 100 euro: Si ranë në kurth dy efektivët e 'Shqiponjave'

EMRAT/ Ryshfeti 100 euro: Si ranë në kurth dy efektivët e 'Shqiponjave'

12:21, 29/05/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të arrestuarit janë: – Inspektor Andi Çelmeta, 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; – Inspektor, Hashim Xhixha, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit të AMP, “arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit personal, thuhet në njoftim, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

Procedimi për 2 efektivët e forcave “Shqiponja” ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim u zbulua se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash dhe shmangien e masave administrative.

Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar.

Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t’iu shmangur penalizimit. Të dy policët e “Shqiponjave” kanë pranuar lekët dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco