SYRI TV/ Patos, shpërthen bombola e gazit, tre të plagosur, Fqinjët: Dëgjuam shpërthim të madh

11:44, 29/05/2023
A+ Aa A-

Tre të plagosur është bilanci i shpërthimit të një bombole gazi gatimi në fshatin Grizë të Patosit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e të hënës, ku banesa e shtetasit Fatmir Saliaj është përfshirë nga zjarri si pasojë e shpërthimit të bombolës.

Nga flakët kanë pësuar diegje shtetasit Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja. Të tre të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Fqinjët e familjes Saliaj kanë treguar detaje nga ngjarja, duke u shprehur se kanë dëgjuar shpërthim të madh. Ata thanë se vajza e familjes, ka pësuar më shumë djegie, ndërsa prindërit e saj janë në gjendje më të stabilizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco