Incineratori i Fierit, GJKKO rrëzon ankimimin e Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit

Incineratori i Fierit, GJKKO rrëzon ankimimin e Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit

11:22, 29/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani.

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.Gjykata e Posaçme, u tërhoq për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani.

Gjithashtu kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces nuk u pranua. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco