Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

AMP 'zbarkon' në Policinë e Tiranës/ Po hetohen efektivët e 'Shqiponjave'

AMP 'zbarkon' në Policinë e Tiranës/ Po hetohen efektivët e 'Shqiponjave'

10:31, 29/05/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:30, Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka zbarkuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se subjekti i tyre kanë qenë efektivët e forcave “Shqiponja”, por nuk përjashtohen dhe nëpër komisariatet e policive në kryeqytet. Të njëjtat burime thanë për Syri TV se disa efektivë janë vënë nën hetim.

Nuk dihet ende numri i saktë, por paraprakisht dyshohet për të paktën 2 të përfshirë, por AMP po vijon hetimet lidhur me rastin.

Ndërkohë që në vijim, pas përfundimit të hetimeve, priten pezullime pasi dyshohet se efektivët merrnin shuma parash nga qytetarët për të mos i shoqëruar apo arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco