EMRI/ Me 23 emigrantë në furgon, arrestohet 35-vjeçari. Policia: Ja sa euro u merrte për të kaluar kufirin

EMRI/ Me 23 emigrantë në furgon, arrestohet 35-vjeçari. Policia: Ja sa euro u merrte për të kaluar kufirin

10:20, 29/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Korccës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Midnight 12”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se në prangat e policisë ka rënë 35-vjeccari Leksi Veshollari, i cili po transportonte me furgon, 23 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person.

Po ashtu mësohet se është sekuestruar furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight 12", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco