VIDEO-SYRI TV/ ‘Spiuni’ ukrainas flet pasi la qelinë: Pasion të vizitoj vendet ish-komuniste, nuk jam kriminel

19:22, 26/05/2023
A+ Aa A-

Ukrainasi Fedir Alpatov, i mbajtur prej më shumë se 8 muajsh prapa hekurave për spiunazh, thyen heshtjen pasi u lirua nga qelia. Ai tha se nuk është kriminel dhe se muajt e qëndrimit në qeli kanë qenë të vështira dhe të padrejta. Alpatov shton se ai dhe miqtë e tij nga Rusia erdhën në Shqipëri për shkak të pasionit për ish-vendet komuniste dhe zonat historike.

Nga SYRI TV

Një ditë pasi u lirua nga gjykata e Elbasanit pas më shumë se 8 muajsh në qeli për spiunazh, ukrainasi Fedir Alpatov thyen heshtjen.

Teksa ishte paraqitur në zyrën e avokatit Saimir Vishaj për të tërhequr makinën e tij, me të cilën udhëtonte ditën që u arrestua bashkë me rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin, Alpatov tha se nuk është kriminel, duke treguar edhe arsyet që sipas tij e sollën në Shqipëri.

‘Nuk mund të kthehem në Ukrainë, do të kisha shumë deshirë, por me kanë marrë pasasportën. Ditët dhe netët në burg nuk ishin aspak të mira, sepse unë nuk jam kriminel, nuk jam vrasës. Kam punuar si Programues dhe kisha hobi udhëtimin, të qenit blogger, të vizitoja vende të braktisira, të mësoja rreth historive të qyteteve të ndryshme. Kam qenë në shumë vende të Europës, por probleme të këtij lloji është hera e parë që më ndodhin, nuk jam arrestuar në asnjë qytet ku kam qenë, sepse ata e kanë kuptuar që nëse një Qytet është i braktisur, nuk ka gjë të keqe të shkosh e ta vizitosh, vetëm në Shqiperi qenka problem’, wshtw shprehur ukrainasi, Fedir Alpatov.

Të enjten Gjykata e Elbasanit liroi nga qelia dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, që u kapën vitin e kaluar pas incidentit në Uzinën ushtarake të Gramshit.

Togat e zeza të të Elbasanit, morën një vendim me kërkesë të avokatëve të të pandehurve, me argumentin e përfundimit të afateve të paraburgimit. Burime nga Prokuroria, konfirmojnë se hetimet për këta shtetas nuk përfunduan dot brenda afateve ligjore, për shkak se nuk qe i mundur përfundimi i ekspertimeve teknike të pajisjeve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Timofeeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën ‘detyrim paraqitje’ teksa u janë bllokuar pasaportat, ndërsa për Mikhail Zorin është caktuar arrest shtëpiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco