Digjet makina e avokatit Adriatik Lapaj! Policia jep detaje, ja çfarë ndodhi

Digjet makina e avokatit Adriatik Lapaj! Policia jep detaje, ja çfarë ndodhi

14:19, 25/05/2023
A+ Aa A-

Makina e avokatit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët.

Ai po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet kur makina në lëvizje shpërtheu në flakë.

Si pasojë e zjarrit raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se ra si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco