Tentoi të vidhte poliklinikën e qytetit, arrestohet 45 vjeçari në Korçë

Tentoi të vidhte poliklinikën e qytetit, arrestohet 45 vjeçari në Korçë

13:27, 25/05/2023
A+ Aa A-

Një 45 vjeçar me iniciale O. K. banues në Korçë është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vidhte poliklinikën e qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia. 

Njoftimi/ DVP Korçë

Tentoi të vidhte në poliklinikën e qytetit të Korçës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia. 

---

-Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:  

L. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, një 25-vjeçare;

J. H., 42 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Korçë-Dardhë”, duke transportuar me një automjet, një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. S., 43 vjeç dhe A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

---

Maliq/ Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 11:10, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë kryqëzimit të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin I. Z., është përplasur me motomjetin tip "Lifan" me drejtues shtetasin Sh. Gj., rreth 73 vjeç, banues në Leminot.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin I. Z., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco