Kavajë/ Frika e hakmarrjes, policia rimerr në pyetje familjet Gosa e Rexha

Kavajë/ Frika e hakmarrjes, policia rimerr në pyetje familjet Gosa e Rexha

11:23, 25/05/2023
A+ Aa A-

4 ditë pas ekzekutimit me një plumb në ballë i Arian Gosës nga Habib Rexha, Policia e Kavajës ka rimarrë në pyetje anëtarët e të dy familjeve. Nga deklaratat e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, bëhet me dije se ata i kanë qëndruar versionit të tyre të parë.

Anëtarët e të dy fiseve kanë deklaruar se ia kanë lëne gjithçka drejtësisë në dorë dhe se duan që drejtësia të përgjigjet me korrektesë sipas ligjit të dënimit për vrasësin.

Ndërkohë burimet thonë se Policia e Kavajës ka hartuar një plan vëzhgimi për të mbikëqyrur lëvizjet e anëtarëve të familjes Gosa dhe Rexha për disa muaj në vijim.

Bëhet me dije se Policia e Kavajës ka marrë masat për t'i mbajtur nën mbikeqyrje ambientale, por edhe me metoda të tjera hetimore.

Deri më tani asnjëra palë nuk ka kërkuar mbrojtje nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco