VIDEO-SYRI TV/ Fieraku që kërkon të futet në burg: Vjedh energji që të më arrestojnë

16:37, 24/05/2023
A+ Aa A-

Një 62-vjeçar nga zona e Fierit jeton i vetmuar në një banesë të cilën emergjencat civile ia kanë nxjerrë të pabanueshme. Zengjel Agaraj kërkon vazhdimisht të thyej ligjin, madje shpeshherë ai i ka thënë faturuesve të OSHEE se ka vjedhur energjinë në mënyrë që të futet në burg. E gjithë kjo tentativë e 62-vjeçarit për tu futur në qeli, është se atje kushte janë më të mira se në kasollen e tij.

Nga SYRI TV

Një 62-vjeçar nga fshati Patos Fshat i fierit jeton prej  afro 30 vjetësh në banesë me kallama dhe të veshur me baltë, ndërsa apelon për ndihmë pasi bashkia e Fierit, banesën e tij të re qe do ta ndërtonte ia ka lënë pa çati.

Përballë gjendjes së mjerueshme dhe i vetmuar, 62-vjeçari, Zengjel Agaraj kërkon të futet në burg për të qenë nën shoqërinë e të burgosurve të tjera duke shpresuar që edhe kushtet e jetesës janë më të mira se në ngrehinën e tij të cilën e quan banesë.

62-vjeçari Agaraj jetonte me të shoqen, por motet me ftohta dhe të lagësht bënë që gruaja e tij të sëmurej e për pasojë edhe të ndërrojë jetë, duke e lënë Zenegjelin vetëm prej gati 10 vitesh.

Banesa e Zengjel Agarajt është nxjerrë e pabanueshme, por pavarësisht ankesave të vazhdueshme prej më shumë se 7 vitesh në Bashkinë e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco