Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e vdekur gruaja në Kolonjë

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e vdekur gruaja në Kolonjë

13:55, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49 vjeçarja Mimoza Kristo.

Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë.

Ka qenë vëllai i saj i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.

Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se Mimoza u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco