VIDEO - Ishte në kafe me babain e tij, autori e qëlloi me një plumb dhe iku në këmbë...

19:10, 21/05/2023
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë. Mësohet se viktimë e këtij atentati mafioz ka mbetur Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i vrarë një muaj më parë.

Ndërkohë janë mësuar detaje të reja për ngjarjen e rëndë ndodhur këtë mbremje në Kavajë.

Viktima Arjan Gosa ishte me të atin, po pinte kafe në një lokal dhe pranë tyre ka shkuar një person ende i paidentifikuar dhe e ka qëlluar me tek plumb pistolete në kokë.

Autori mësohet se është larguar në këmbë, ndërkohë që pritet këqyrja e kamerave të sigurisë për të kuptuar më shumë shpjegojnë burime policore për Syri TV.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco