SYRI TV/ Nuk ka pika grumbullimi për vajin e ullirit, fermerët: Tregun e gjejmë vetë, e shesim lirë

16:14, 21/05/2023
A+ Aa A-

Fermerëve të zonës së Visokës  u mbetet vaji i ullirit stok, pasi në Shqipëri nuk po gjejnë treg. Ata shprehen se në vend nuk ka pika grumbullimi dhe vaji i tyre blihet nga biznesmenë grekë apo italianë që më pas e certifikojnë si prodhimin e tyre.

Syri tv

Banorët e Ofiçinës, Patosit Fshat, Kasnicës, Visokës, Belishovës shprehen se nuk ka treg në Shqipëri për vajin e ullirit dhe ata tentojnë shpesh herë të gjejnë vet, pasi në shumicën e rasteve vaji i ullirit mbetet stok.

Banorët tregojnë se e shesin me çmim nën kosto pasi nuk ka pika grumbullimi

Faik Malaj është një banor  i Patosit Fshat shprehet se nuk ka rënë dakord me çmimin dhe për këtë ka gati 3 tonë vaj ulliri pa shitur

Pronarë fabrikash që janë të shumta në këto fshatra pohuan jashtë kamerave se shteti duhet të gjej urgjentisht tregje ose pika grumbullimi dhe vaji i ullirit të  mos shitet jashtë Shqipërisë si në  Greqi, Itali, Gjermani, Francë  duke u certifikuar si prodhim grek apo italian./ Gaz: Xh.Beharaj, op: A.Mara, mont: N.Stafa/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco