Lëviznin me 'Porche', arrestohet 20-vjeçari vlonjat i shpallur në kërkim, nis hetimi për shoferin e mitur

Lëviznin me 'Porche', arrestohet 20-vjeçari vlonjat i shpallur në kërkim, nis hetimi për shoferin e mitur

15:00, 21/05/2023
A+ Aa A-

   Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.

Gjithashtu ka nisur hetimi për një 17-vjeçar i cili drejtonte automjetin tip “Porche”, pa leje drejtimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur D. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit tip “Porche”, pasi e drejtonte këtë automjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco