Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ngjarje e rëndë në Elbasan, një grua vritet me sopatë

Ngjarje e rëndë në Elbasan, një grua vritet me sopatë

14:27, 17/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pak minuta më parë në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Raportohet se nje grua eshte vrarë me sopatë 

Policia ka vënë në pranga autorin.

Njoftimi:

Elbasan

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.  

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. 

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco