Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Peqin, një i plagosur

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Peqin, një i plagosur

12:23, 17/05/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Peqin.

Sipas burimeve për SYRI-n, gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje.

Policia po punon për kapjen e shtetasit Sokol Dehima.

Peqin/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.   

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco