'Kërcënuan me jetë fituesin e tenderit të drurve'/ Gjykata liron nga burgu biznesmenin, lë në qeli djalin

'Kërcënuan me jetë fituesin e tenderit të drurve'/ Gjykata liron nga burgu biznesmenin, lë në qeli djalin

11:59, 17/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu biznesmenin nga Elbasani, Shaqir Alcani, i cili së bashku me të birin jurist, Algert Alcani dhe dy miq të tyre kërcënuan me jetë fituesin e një tenderi për lëndët drusore.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit që kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj 62-vjeçarit. Ndërsa la në burg djalin e tij, 37-vjeçarin Algert Alcani dhe mikun e tyre Edmir Boçi.

Sipas vendimit të Gjykatës, Shaqir Alcani duhet që të mos largohet nga banesa ku do të strehohet dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të në banesën ku ai do të strehohet për ekzekutimin e këtij vendimi.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nisur nga aktet e procedimit penal rezulton se, në Drejtorin Vendore të Policisë së Elbasanit ka depozituar kallëzim penal shtetasi me iniciale E.M, i cili ka parashtruar se disa shtetas të indentifikuar si shtetasit me iniciale Sh.A dhe A.A, kanë përdorur shtetasit me iniciale E.B dhe L.K (Ç) duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij me qëllim tërheqjen nga një procedurë prokurimi publik që kallëzuesi deklaron se e ka fituar në Bashkinë Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale E.B, A.A dhe Sh.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”,  kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023, ka vendosur:

Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit E.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim E.B si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim A.A si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit Sh.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim Sh.A si masë sigurimi atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos largohet nga banesa ku do të strehoet, që ndohet në…

Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të në banesën ku ai do të strehohet për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personi nën hetim me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të urdhërit të ndalimit dhe të mos vendosë asnjë masës të sigurimit personal, në alternativ caktimin e masë së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Nga personi nën hetim me iniciale A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të masës së sigurimit personal nga “arrest në shtëpi” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Nga personi nën hetim me iniciale A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose atë të “Garancisë pasurore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco