Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nuk i bindet policisë pasi lëviste me thikë me vete, arrestohet 30 vjeçari në Korçë/ I gjendet dhe kanabis

Nuk i bindet policisë pasi lëviste me thikë me vete, arrestohet 30 vjeçari në Korçë/ I gjendet dhe kanabis

15:40, 16/05/2023
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar me iniciale M. T. është arrestuar në Korçë pasi lëviste me thikë me vete në makinë.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin po qarkullonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe më pas ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur në rrugë një armë të ftohtë (thikë) që e mbante me vete

Njoftimi/ DVP Korçë

Mbante armë të ftohtë (thikë) në automjet dhe lëndë narkotike kanabis në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin po qarkullonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe më pas ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur në rrugë një armë të ftohtë (thikë) që e mbante me vete. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. T. u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me thikën.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco