Zjarr në një shkollë në Fratar, tymi ‘pushton’ zonën

Zjarr në një shkollë në Fratar, tymi ‘pushton’ zonën

17:22, 15/05/2023
A+ Aa A-

Një shkollë në Fratar në Fier është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, e ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet aksidentale.

 ‘Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën ‘Hajredin Fratari’ në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit’, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco