Rrezohet me biçikletë, ndërron jetë turistja austriake në Përmet

Rrezohet me biçikletë, ndërron jetë turistja austriake në Përmet

14:50, 15/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes".

“Shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta”. 

“Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes", shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta. 

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco