Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Salvador Kaçaj denoncon në polici: Një person me pistoletë donte të më vriste

19:45, 14/05/2023
A+ Aa A-

Një kallëzim është bërë nga përfaqësuesi i opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin. Ai tha se dy persona i zunë rrugën me automjet ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.

Njoftimi i policisë Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht  sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën.

Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një  pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco