Tiranë, djali i vjedh babait mijëra euro, paund dhe flori

Tiranë, djali i vjedh babait mijëra euro, paund dhe flori

11:07, 13/05/2023
A+ Aa A-

Një banor të lagjes “Riza Çuka” në Tiranë për pak e ka lënë zemra kur ka parë se kasaforta e tij me mijëra euro, paund dhe bizhuteri floriri ishte boshatisur nga hajdutët.

Menjëhërë ka njoftuar në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit, pasi bëhej fjalë për shuma të konsiderueshme. Mirëpo, në përfundim të operacionit të policisë, ai e ka pësuar më vërtetë goditjen: Kasafortën ia kishte vjedhur i biri, 33 vjeç. E.S.

Policia arriti t’i gjetë hajdutit vetëm një pjesë të parave të vjedhura: 10 530 paund dhe 27 030 euro.

Komisariati i Policisë Nr. 3 njoftoi se në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kasaforta".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura, 10 530 paund dhe 27 030 euro. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco