Sekuestrohen 16 mijë dollarë dhe 2 mijë euro të padeklaruara, ndalohet egjiptiani në Rinas

Sekuestrohen 16 mijë dollarë dhe 2 mijë euro të padeklaruara, ndalohet egjiptiani në Rinas

11:13, 13/05/2023
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të të hollave, në pikën e kalimit kufitar. Sekuestrohen 16 000 dollarë dhe 2000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi. Procedohet penalisht 37-vjeçari nga Egjipti, i cili tentoi t’i nxirrte paratë nga vendi ynë, duke i fshehur në trup dhe në çantë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në kuadër të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, shtetasin nga Egjipti, H. A.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro, para të cilat tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Egjipt.

Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco