Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

VIDEO/ Dy 18-vjeçarë, trafikantë farash kanabisi në Mallakastër

VIDEO/ Dy 18-vjeçarë, trafikantë farash kanabisi në Mallakastër

10:55, 13/05/2023
A+ Aa A-

Dy të rinj, 18 dhe 19 vjeçarë, janë arrestuar nga Policia e Fierit për trafik farash kanabisi, Taip Koroveshaj dhe Klaudio Nazëraj

Policia, e mbështetur nga shërbimi sekret lidhur me një rast tregtimi të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin, organizoi aksionin në kuadër të të cilit u arrestuan, Taip Koroveshaj, 19 vjeç, banues në fshatin Lofkënd dhe Klaudio Nazëraj, 18 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Në banesën e Koroveshajt u gjetën 1127 fara narkotike cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarakë.

Nga hetimi, dilte se blerësi i farave të tij ishte 18-vjeçari Nazëraj, që kishte si qëllim mbjelljen e tyre.

Si farat narkotike edhe municioni luftarak u sekuestruan nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco