Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

‘Jam e sëmurë, më dërgo 10 mijë euro' – Kapet mashtruesja nga Elbasani që zhvati të riun maqedonas

‘Jam e sëmurë, më dërgo 10 mijë euro' – Kapet mashtruesja nga Elbasani që zhvati të riun maqedonas

10:28, 13/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arritur më në fund të kapë një nga mashtruesit e shumtë në rrjetet sociale, që duke u hequr si të sëmurë, zhvasin qytetarë zemërdhembshur që u dërgojnë paratë për kurim pa e verifikuar ligjërisht situatën.

Në pranga ka rënë një grua nga Elbasani, Ermira Debova, 46 vjeçe, e cila arriti të gënjente dhe t’i merrte 10 mijë euro një shtetasi nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet rrjeteve sociale.

Policia e Elbasanit njoftoi se pas kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut për një rast mashtrimi, ka vepruar menjëherë duke nisur në Prokurorinë e Elbasanit një hetim për zbulimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua operacioni i koduar “Teknika”.

Si rrjedhim, nga policia e Elbasanit u arrestua në flagrancë shtetasja Ermira Debova, 46 vjeçe, banuese në Elbasan.

46-vjeçarja e kishte mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga Republika e Maqedonisë së Veriut duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se ajo përfitoi rreth 10 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco