Plagosën tunizianin me kaçavidë dhe e lanë të paralizuar, shqiptari dhe shokët e tij detyrohen të paguajnë 873 mijë euro

Plagosën tunizianin me kaçavidë dhe e lanë të paralizuar, shqiptari dhe shokët e tij detyrohen të paguajnë 873 mijë euro

17:28, 11/05/2023
A+ Aa A-

Një grup të rinjsh, mes tyre dhe një shqiptar, janë gjobitur me 873 mijë euro nga Gjykata e Modenas. Sherri mes të rinjve ka ndodhur në vitin 2014, kur tuniziani, adoleshent në atë kohë, shkoi në Itali si i mitur i pashoqëruar dhe u instalua në një kamp.

Pas një debati me disa bashkëmoshatarë të tij, njëri prej tyre, shqiptar, e ka goditur me një kaçavidë në qafë. I mituri ka pësuar dëmtime shumë të rënda, aq sa ka përfunduar në karrocë dhe deri më sot ka dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme. Pas kaq shumë vitesh, gjykata ka vendosur që grupi i të rinjve duhet t’i pagujë tunizianit 873 mijë euro si dëmshpërblim.

I riu shqiptar është dënuar dhe me pesë vite burg për plagosje.

“Klienti im u sulmua, me pasojë plagosjen shumë të rëndë brenda një qendre pritjeje për të mitur të huaj të pashoqëruar. Në një vend ku siguria e mysafirëve është një element themelor dhe thelbësor. Qendra e pritjes hodhi poshtë çdo lloj përgjegjësie,”- tha avokati i tunizianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco