SYRI TV/ Shemben avllitë e banesave në Spitallë, banorët kundërshtojnë marrjen e pronës pa dëmshpërblim

14:07, 11/05/2023
A+ Aa A-

Muret rrethues dhe oborret e banesave që preken nga rehabilitimi i aksit Spitallë -Shënavlash në Durrës u shembën nga fadromat për zgjerimin e rrugës. Por, shembjet sipas banorëve, janë të paligjshme, pasi bashkia e Durrësit nuk ka kryer shpronësimet dhe nuk ka dëmshpërblyer banorët për marrjen e pronës.

Nga SYRI TV

Fadromat e bashkisë së Durrësit, kanë nisur shembjen e oborreve dhe avllive të banesave që preken nga projekti i rrugës “Miqësia” në Durrës në aksin Spitallë-Shënavlash.

Gjurma e rrugës prek oborret dhe muret rrethuese të dhjetëra banesave, duke u futur në pronën e shumë qytetarëve. Këta të fundit pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer për sipërfaqet e pronës që po u merret apo po u shemben për rrugën.

Sipas banorëve, bashkia Durrës nuk i ka miratuar shpronësimet, ndërsa ata shprehen se do të vijojnë rezistencën.

Punimet në këtë aks, kanë nisur një vit më parë, por për disa muaj nuk u zhvillua asnjë proces pune, ndërsa rinisja e punimeve u bë në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco