Aksident fatal në aksin Sarandë-Borsh, vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

Aksident fatal në aksin Sarandë-Borsh, vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

07:18, 11/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë - Borsh mëngjesin e enjtes, Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 5:30:

"Në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, J. B si dhe kanë ngelur të dëmtuar, 2 pasagjerët, L.K, 44 vjeç dhe A.Z, 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

Nderkohe në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco