Si do ekstradohet vrasësi i Nikulaj, mundësia e shkëmbimit me një maroken në kërkim

Si do ekstradohet vrasësi i Nikulaj, mundësia e shkëmbimit me një maroken në kërkim

08:42, 10/05/2023
A+ Aa A-

Ruben Saraiva, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj pas atentatit ka dalë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas ka shkuar në Marok atje edhe ku u arrestua këtë të hënë.

Interpol Maroku ka njoftuar autoritete shqiptare përmes një shkrese zyrtare ku thuhet: “Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim.”

Maroku kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe argumentat mbi veprat penale për të cilat akuzohet nga Shqipëria.

Mirëpo nga ana tjetër Shqipëria dhe Maroku nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por referuar rasteve të ngjashme në të kaluarën autoritetet përkatëse kanë përdorur parimin e reciprocitetit të ndërsjelltë, ndaj ekziston mundësia që Saraiva të shkëmbehet me ndonjë person të shpallur në kërkim nga autoritetet marokene dhe që mund të jetë ndaluar në Shqipëri.

Atentatori Saraiva mësohet se ka disa anëtarë të familjes në Marok dhe ka qenë i mirëinformuar se nuk ka një marrëveshje të tillë ekstradimi mes dy vendeve, ndaj e ka zgjedhur si destinacion për tu arratisur.

Ndërsa prokuroria e Lezhës është duke përgatitur dosjen për t’ia dërguar Ministrisë së Drejtësisë, ku kjo e fundit pasi ta përkthejë do e delegojë në Marok.

Ndërkohë vijon puna kërkimore për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje Harry Simpson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco