Operacioni me 100 kg kokainë të sekuestruara, një mjek truri i rrjetit të trafikantëve, mes të arrestuarve nipi dhe djali i tij

Operacioni me 100 kg kokainë të sekuestruara, një mjek truri i rrjetit të trafikantëve, mes të arrestuarve nipi dhe djali i tij

08:15, 10/05/2023
A+ Aa A-

Një mjek nga Selaniku është mes 9 të arrestuarve për rrjetin e drogës që mori një goditje të rëndë pas një operacioni të ELAS-it, ku u sekuestruan 100 kilogramë kokainë.

Sipas informacioneve që raportojnë mediat greke, përveç mjekut, i cili konsiderohet si kreu i organizatës, janë arrestuar edhe të afërm të tij, ku MEGA raporton se mes tyre janë djali dhe nipi.

Mjeku i arrestuar ka një “dosje” në ELAS, pasi në janar 2004 u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg për falsifikim, bashkëpunim në një vërtetim të rremë dhe ryshfet për rastin e eksportit fiktiv të 158 ngarkesave karburant në Bullgari në 1994, megjithatë disa muaj më vonë ai u la i lirë.

Në mars 2005 mjeku u arrestua sërish pasi ai dhe vëllai i tij u akuzuan për kontrabandë cigaresh, rreth 150 milionë pako me vlerë 80 milionë euro.

Arrestimi i mjekut dhe tetë të tjerëve u bë pas një operacioni të Agjencisë së Antidrogës, me asistencën e punonjësve të policisë OPKE, në Diavatë, kur u ndaluan makinat e marra me qira që kishin përdorur për të marrë 100 kg kokainë nga një kontejner në portin e Selanikut.

Kontejneri me kokainë vinte me një transportues nga Amerika Latine, duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrin” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

Por këtë herë, policia që planifikoi operacionin zgjodhi të mos hapte kontejnerin, por duke përdorur informacionin që kishte në dispozicion, vazhdoi me arrestimin e marrësve të kokainës, duke hapur kështu një cikël të ri të një hetimi të madh në fushën e luftës kundër trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco