Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Shqipëri-Marok s’kanë marrëveshje ekstradimi, në pikëpyetje ekstradimi i Ruben Saraiva

15:32, 09/05/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar në Marok shtetasi portugez Ruben Saraiva i cili ka pasur dhe rolin e ekzekutorit në atentatin e regjistruar më 19-prill në Shëngjin ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Ardian Nikulaj. Burime thonë se Saraiva ka udhëtuar nga shteti grek fillimisht drejt Maltës e më pas Marokut.  Ndonse mes Shqipërisë dhe Marokut nuk ekziston një marrëveshje ekstradimi, ekziston mundësia që Saraiva të shkëmbehet me ndonjë person të shpallur në kërkim nga autoritetet marokene dhe që mund të jetë ndaluar në Shqipëri.

SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket arrestimit në Marok të ekzekutorit të Ardian Nikulajt më 19  prill në Shëngjin. Portugezi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare lidhur me atentatin ndaj biznesmenti Nikulaj.

Burime bëjnë me dije se shtetasi portugez ka udhëtuar nga Greqia  drejt Maltës e më pas drejt Marokut. Itenerati që dyshohet se ëhstë ndjekur nga shtetasi portugez ka lidhje me pritjen e tij nga të afërm që i ka pasur në shtetet që ka udhëtuar, Ruben Saraiva u arresua në Marokut një vendi me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Por nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se Interpol Maroku ka dërguar një mesazh të hënën ndaj homologëve shqiptar, me përmbajtje: "Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim".

Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe njëherësh kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe argumentat mbi veprat penale për të cilat akuzohet nga Shqipëria. Por sa i përket marrëveshjes së ekstradimeve që mungon me këtë shtet, autoritetet përkatëse në të kaluarën kanë përdorur në disa raste parimin e reciprocitetit të ndërsjellt.

Kjo do të thotë, se ekziston varianti që Saraiva të shkëmbehet me ndonjë person të shpallur në kërkim nga autoritetet marokene dhe që mund të jetë ndaluar në Shqipëri. Ndërkohë, ky person ka disa nga anëtarët e familjes së tij në Marok, dhe me sa duket ka qenë i informuar edhe sa i përket mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi me Shqipërinë të këtij shteti, duke e zgjedhur si vend ku do të vijonte arratinë e tij.

Ndonse burimet thonë se ekziston edhe mundësia që lidhur me ngjarjen të vihe në dijeni edhe Interpol i cili mund të ndihmojë në procesin e ekstradimit të shtetasit portugez drejt territorit shqiptar. Ku do të përballet edhe me disa akuza si ajo e vrasjes, apo edhe grup i strukturuar kriminal, pasi shtetasi portugez në bashkëpunim me 5 persona të tjerë dyshohet se organizuar atentatin që i mori jetën 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Atentat i cili sipas policisë është financuar nga shtetasi shqiptaro-britanik Edmond Haxhia, ky i fundit i vënë në pranga nga Policia. Lidhur me ngjarjen e regjistruar mesditën e 19- prillit në Shëngjin të Lezhës. Ku mbeti i vdekur biznesmeni dhe politikani Ardian Nikulaj, sipas policisë pista e vrasjes është ajo e gjakmarrjes mes familjes Lekstakaj dhe Nikulaj, që nga viti 1996 vit ku ka nisur dhe saga e vrasjes mes dy familjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco