Klevis Alla mekanik, Dumani i tha që të çmontonte makinën pasi vrau. Ja sa telefona përdorte

Klevis Alla mekanik, Dumani i tha që të çmontonte makinën pasi vrau. Ja sa telefona përdorte

12:34, 09/05/2023
A+ Aa A-

Klevis Alla i penduari i drejtësisë ka treguar së dukë qenë me profesion mekanik, pas vrasjes së Vëllezërve Haxhia, Nuredin Dumani i kishte lënë porosi që të çmontonte makinë e krimit për  të cilën Klevis Alla nuk e ka bërë.

Ai ka treguar së për dy vite Altin Ndoci, Dorjan Shkoza, Talo Cela dhe vëllai i Nuredin Dumanit i kanë sjell në servisin e tij të paktën 30 automjete të vjedhura vetëm Benza, e Class evo, të cilët kryesisht ishin të vjedhura në qytetin e Durrësit.

Sipas Allës këto makina i sillnin në servisin e tij për ti ruajtur e ndërsa për këto makina Klevis Alla paguhej 100 euro nata.

Ai më pas ka treguar edhe për mënyrën e vjedhjes së mjeteve ku të gjitha mjetet ishin më xham të thyer nga mbrapa dhe tek timoni i hiqnin një pajisje për të cilën nuk e bllokonte timonin. Po ashtu transporti i këtyre mjeteve të vjedhura behej më shtyrje të makinave.

Po ashtu Klevis Alla ka treguar se Dumani ka përdortë 3 numra telefoni ku ai mbante mend vetëm një numër që mbaronte me 444 në fund.

Po ashtu sipas Allës Nuredin Dumani përdorte 3 telefona, një smart phone, nje telefon te thjeshte dhe një iphone të inkriptuar ku përdortë aplikacionin SKY.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco