Sarandë, tentoi të vidhte një Benz të parkuar në rrugë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

Sarandë, tentoi të vidhte një Benz të parkuar në rrugë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

14:01, 08/05/2023
A+ Aa A-

Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Zbardhet 1 vjedhje tjetër e kryer më parë nga ky shtetas, në qytetin e Sarandës.   

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë.  

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, konkretisht më datë 29.03.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë.  

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco