Çifti po bënte kafen kur shpërtheu bombola, e moshuara që mbeti viktimë, ishte e paralizuar. Burri rëndë te Trauma

Çifti po bënte kafen kur shpërtheu bombola, e moshuara që mbeti viktimë, ishte e paralizuar. Burri rëndë te Trauma

10:27, 07/05/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku banesa e një çifti të moshuar u shemb pas një shpërthimi me bombol gazi.

Fatkeqësisht humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, dhe është plagosur rëndë burri i saj 86-vjeçari Mustafa Kosova.

Mësohet se çifti i moshuar ishte zgjuar si për çdo mëngjes dhe teksa bënte kafen, ka shpërthyer bombola dhe si pasojë e shpërthimit është rrëzuar thuajse e gjithë banesa. Ndërkohë, inertet e banesës kanë zënë poshtë çiftin e moshuar, ndërsa 84-vjeçarja mësohet se ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe se për të kujdesej një kujdestare dhe burri i moshuar.

Ky i fundit fatmirësisht është nxjerrë i gjallë nga banesa, ndërsa pasi i është dhënë ndihma mjekësore në Kuçovë, është dërguar te Trauma në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco