Lajmi i fundit

VIDEO/ Këshilltarët e opozitës tentojnë të futen në Bashkinë e Tiranës, irritohen qytetarët, shkulin gardhin

FOTO/ Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, plagoset shoferi, niset drejt Tiranës

FOTO/ Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, plagoset shoferi, niset drejt Tiranës

15:05, 05/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi.

Sipas njoftimit të policisë është dëmtuar drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/ Informacion paraprak

Sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bella05/05/2023 15:22

nice work

Shto koment

Denonco