Arrestohet një shqiptare në Selanik, e la foshnjen në makinë për të bërë pazar

Arrestohet një shqiptare në Selanik, e la foshnjen në makinë për të bërë pazar

11:58, 05/05/2023
A+ Aa A-

Një shqiptare u arrestua në Selanik, pasi e la vetëm në makinë foshnjën e saj për të paktën 40 minuta. Ajo shoqërohej nga një shqiptare tjetër.

Oficerët e policisë greke në Selanik arrestuan pasfiten  e së enjtes, një nënë 22-vjeçare të një foshnjeje 4-muajshe si edhe një grua tjetër  27-vjeçare për lënien  e një të mituri në makinë.

Arsyeja e arrestimit ishte pasi dy femrat e kishin lënë foshnjën në një makinë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias! 

Foshnja në makinën e parkuar jashtë dyqanit u pikas nga një kalimtar i cili njoftoi  policinë.

Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura.

Punonjësit e policisë së repartit Pylaia - Hortiatis i gjetën dy shqiptaret brenda në dyqan, ku dhe u  arrestuan. 

Policia ka ngritur dosjen për ekspozim me rrezik të të miturit për nënën 22-vjeçare  por edhe për shoqen e saj 27- vjeçare si bashkëpunëtore, pasi kjo ishte edhe drejtuesja e mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco