E frikshme/ Familja serbe 'mirëpriti' vrasësin, bluza me simbole naziste

E frikshme/ Familja serbe 'mirëpriti' vrasësin, bluza me simbole naziste

10:27, 05/05/2023
A+ Aa A-

Serbia u trondit nga një tjetër vrasje masive, pak pasi një 13-vjeçar vrau tetë fëmijë dhe rojen e shkollës.

Këtë herë ishte Uros Blazeviç që qëlloi për vdekje tetë persona në fshatin e tij. 21-vjeçari u arrestua pas tetë orë kërkimesh.

Mësohet se ai ishte strehuar në një banesë, ndërkohë që gazeta serbe Republika shkruan se familja e kishte ‘mirëpritur’ atë pasi ditën e nesërme festohej Shën Gjergji, ose ndryshe dita e baptizmit.

Ndërkohë, gazeta zbardh të tjera detaje nga simboli në bluzën e autorit të krimit në momentin e arrestimit.

Në bluzë lexohet ‘Gjenerata 88’, ndërsa sipas alfabetit, shkronja e tetë është H dhe sipas ideologjisë naziste, numri 88 do të thotë HH ose Heil Hitler.

Numri 88 përdoret nga ekstremistët e djathtë në Gjermani për të shmangur ligjet strikte që ndalojnë simbolet e ekstremit të djathtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco