Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO merr vendimin për Ilir Selmanin e Elvis Gacaj

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO merr vendimin për Ilir Selmanin e Elvis Gacaj

16:39, 03/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 28 vite Ilir Selmanin, tre vite më shumë nga pretenca e dhënë nga SPAK, dhe 7 vite për Elvis Gacajn për vrasjen e ish-efektivit të Policisë Santiago Malko më 27 gusht të 2019-ës.

 Selmani akuzohet nga SPAK si organizator i atentatit, ndërsa Gacaj si bashkëpunëtor. Për këtë ngjarje është dënuar me 25 vite burg, Bledi Teta, i cili ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Malkos dhe ka njoftuar grupin kundërshtar në momentin kur ky i fundit është gjetur i pambrojtur.

Në një tjetër proces por për të njëjtën ngjarje, avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka, që po gjykohen në mungesë, kërkuan pavlefshmërinë e ak-ekspertizës së bërë nga SPAK mbi pamjet filmike dhe argumentet e organit të akuzës të ngritura mbi to. Avokatët paraqitën një ekspertizë private, përmes të cilës pretendojnë, se materialet e përcaktuara nga hetimet e SPAK, nuk çojnë në një identifikim të tillë të makinës, targave dhe personave që u përfshinë në krim. Por togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorisë duke rrëzuar atë të të akuzuarve. Kërkesa e palës mbrojtëse, u prit me tension nga familjarët e Santiago Malkos, e ëma dhe motra. Fillimisht e ëma përveçse i kërkoi drejtësi gjykatës, pretendoi se është dëmtuar hetimi duke publikuar pamjet filmike. Tonet e larta të familjares bënë që kjo e fundit të lërë sallën e gjyqit me vendim të trupës gjykuese. Po ashtu edhe motra e viktimës duke iu drejtuar avokatëve të palës së akuzuar, kundërshtoi kërkesën e palës së akuzuar. "Po më detyroni të lë jetim edhe fëmijët e mi, siç i ka lënë vëllai im, nuk mund të bëhen hetime private", tha ajo.

Leonard Duka që dyshohet si porositës i vrasjes, është arrestuar në shkurt të këtij viti në Belgjikë, ndërsa ende nuk ka një dritë jeshile për ekstradimin e tij. Për vrasjen në kërkim janë shpallur: Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Fatmir Hyseni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco