Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Kam kontratë, nuk do dal nga banesa'/ Si nisi sherri që solli edhe vrasjen

'Kam kontratë, nuk do dal nga banesa'/ Si nisi sherri që solli edhe vrasjen

10:09, 03/05/2023
A+ Aa A-

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 34-vjeçari Lekë Vuksani, kishte dhe armën me të cilën kreu krimin në momentin e arrestimit.

Mësohet se për arrestimin e të riut ndërhyri dhe RENEA.

Raportohet se ai është kapur në një banesë mbrapa spitalit të Shkodrës.

Mesditën e së martës, Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës.

Shkak u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Viktima Petrit Vuksani është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa. Por Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia. Konfliktet kishin rreth 1 muaj që vijonin.

Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani ka shkuar dhe ka hapur zjarr ndaj 51-vjeçarit në banesë.

Autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Sa i përket viktimës, mësohet se fqinjët e njihnin atë shumë pak, pasi pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar jashtë vendit, në Angli, por edhe në vende të tjera të Europës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco