E rëndë në Vorë, burri qëllon gruan me sëpatë në kokë

E rëndë në Vorë, burri qëllon gruan me sëpatë në kokë

21:19, 01/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë.

Burime nga policia thanë se, një burrë ka qëlluar me sëpatë gruan pas koke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Breg Shkozë të Vorës.

Burri 72-vjeçar, Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe.

Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Policia e Vorës/ Informacion paraprak

Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco