EMRAT/ I riu sulmon dhe godet avokatin në zyrën e tij

EMRAT/ I riu sulmon dhe godet avokatin në zyrën e tij

16:31, 28/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zyrën e një avokati në Fier.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, Daniel Shkrela 34 vjeç, ka sulmuar dhe goditur avokatin Ergys Selmani, 50 vjeç.

Sulmi ka ndodhur në zyrën e këtij të fundit.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në lagjen ‘29 Nëntori’, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

Është shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco