Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër, pamjet nga vendngjarja

08:39, 24/04/2023
A+ Aa A-

Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ne zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Sasia e tritolit është vendosur ne lokalin ne pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç. Nga shpërthimi i lendes plasëse për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore.

Deri me tani autori mbetet i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbulimin e tij.

Lokali ndodhej në një ndërtesë dy katëshe. Në katin e sipërm është një shtëpi ne te cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton ne nje vend tjetër ne Shkoder. Mbeten te paqarta arsyet e vendosjes se tritolit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco