Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tentuan të korruptonin efektivët, procedohen në gjendje të lirë dy persona në Tiranë

Tentuan të korruptonin efektivët, procedohen në gjendje të lirë dy persona në Tiranë

17:55, 23/04/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë gjatë kontrolleve të kryera për parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Policia e Tiranës bën me dije se u proceduan shtetasit E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç.

Sakaq shkon në 20 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 2 raste të mitdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 20 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco