VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Stiven Toshkëzit, dyshime për një person të 3-të në krim

15:18, 23/04/2023
A+ Aa A-

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Stiven Toshkëzi, pas goditjeve me thikë nga Aksel Hoxha I ndihmuar dhe nga miku I tij Enzi Maze kanë dalë në dritë detaje të reja. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se në ngjarje dyshohet se është I përfshirë edhe një persona tjetër. Edhe pse Hoxha e ka marrë përsipër krimin, ka dyshime të forta se porositësi është një person emri i të cilit nuk është bërë me dije ende.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë.

Burime bëjnë me dije për SYRI TV se ka dyshime të forta se në ngjarje është përfshirë një person i 3, edhe pse Aksel Hoxha e ka marrë përsipër krimin, grupi hetimor ka dyshime se porositësi është një person tjetër.

Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.

Burime nga grupi hetimor se 19-vjeçari Stiven Toshkesi konfliktin për një vajzë e ka pasur më një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar. Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë.

Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco