VIDEO/ U ekstradua nga Shqipëria, momenti kur ‘bosi’ i kriptomonedhave mbërrin në Turqi

VIDEO/ U ekstradua nga Shqipëria, momenti kur ‘bosi’ i kriptomonedhave mbërrin në Turqi

14:33, 20/04/2023
A+ Aa A-

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë “Thodex” Faruk Ozer për të mos u ekstraduar drejt Turqisë aty ku akuzohet për mashtrimin e rreth 400 mijë personave.

I njohur ndryshe si bosi i kriptomonedhave, Ozer është ekstraduar këtë të enjte drejt vendlindjes.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e mbërritjes në Turqi. Nga pamjet duken masa të rrepta sigurie me 6 oficerë dhe 2 furgonë që kanë mbëritur në aeroport.

Ai akuzohet në Turqi për krijimin e një skeme mashtrimi nëpërmjet shitjes së monedhave virtuale. Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash. Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco