Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro

10:09, 20/04/2023
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një polak, të cilëve u është sekuestruar rreth 43 kg kokainë, si dhe 37 mijë euro.

Referuar mediave fqinje, në pranga kanë rënë shqiptarët 40 dhe 43 vjeç, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike.

Aksioni i policisë u përqëndrua në Romë, aty ku shqiptarët dhe polaku zhvillonin aktivitetin kriminal.

Droga u gjet e fshehur në disa kuti këpucësh. Tre të arrestuarit janë lënë në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco